Gambia i kundërpërgjigjet Serbisë, pranon që Kosova të ketë ambasador jorezident

Mos i humb

Republika e Kosovës do ta ketë ambasadorin e saj jorezident në shtetin e Gambisë. Ai do të jetë Ramadan Gashi.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka publikuar një letër zyrtare të pranuar nga shteti në fjalë, përmes së cilës konfirmohet vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese. Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë.

Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”, ka shkruar Pacolli.

Në letër konfirmohet që presidenti i Gambisë ka dhënë autorizim që Ramadan Gashi të jetë ambasador jorezident i Kosovës për këtë shtet.

Pacolli këtë e ka prezantuar si fitore diplomatike ndaj Serbisë, pasi që siç ka thënë, Gambia ka qenë cak i tyre në fushatën për uljen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit