Gërryen shtratin e lumit Mat pa leje, arrestohet pronari i ekskavatorit, nën hetim 2 drejtuesit e kamionëve

Mos i humb

Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Kurbinit pasi akuzohen se gërryen shtratin e lumit Mat në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë pronari i ekskavatorit ndërsa ka nisur hetimi për  2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.

Ekskavatori që shërbente për të gërryer shtratin e lumit dhe 2 kamionët janë bllokuar.

“Gjatë kontrollit, u kap dhe u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasi A. L., 42 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale, pasi u konstatua duke kryer gërmime me eskavator, për të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje nga organeve kompetente”, bën me dije policia.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Gj., 52 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, banues në Malbardhë, drejtues të mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit