
Një koleksion i tapicerive të qëndisura nga gratë palestineze synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit në qendër të Londrës për të drejtat 70-vjeçare të popullit palestinez për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.
Projekti i Historisë Palestineze në Tapiceri u hap në fillim të këtij muaji në Galerinë P21 në “Kryqin e Mbretit”, në afërsi të njërit prej stacioneve më të frekuentuara të vendit.
Ky projekt përdor aftësitë e qëndisjes së grave palestineze për të “ilustruar aspekte të tokës dhe popujve të Palestinës nga kohët neolitike deri në të tashmen”.
Ai u propozua në vitin 2012 nga Jan Chalmers, e cila ishte e punësuar në Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në Gaza dhe ishte e njohur me qëndisjen palestineze.
Më herët, Jan bëri përpjekje të mëdha për krijimin e një tapicerie 122 metërshe të Afrikës së Jugut nga gratë e fshatit që jetojnë në varfëri në provincën Eastern Cape të Afrikës së Jugut. Tapiceria Keiskamma, që ilustron 300 vjet histori që çon në fund të aparteidit, tani është në shfaqje të përhershme në Shtëpinë e Parlamentit në Cape Town.
Ian Chalmers, bashkëshorti i saj, i cili po ashtu u përfshi në përpjekjet humanitare në Palestinë, duke folur për AA-në tha se themelet e këtij projekti të kthejnë në vitin 1963, pasi lexoi një libër mbi historinë e Palestinës.
Ian tha se gruaja e tij vendosi të fillojë një projekt të ri dhe këtë herë ajo zgjodhi popullin e shtypur palestinez dhe artin e tyre të qëndisjes.
Hapja zyrtare e projektit në Galerinë P21 në qendër të Londrës përkoi me 70-vjetorin e Rezolutës 194 së OKB-së, duke afirmuar të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në atë që është sot Izraeli, një të drejtë që Izraeli vazhdon ta sfidojë.
Judith English, arkëtarja dhe bashkë-themeluesja e projektit, tha se e drejta për t’u kthyer në vendin e tyre është e rëndësishme për palestinezët.
“Ne shpresojmë se tapiceria do të shërbejë si një mënyrë për të ngritur vetëdijen e kushteve që shumë palestinezë tani jetojnë, si dhe për rëndësinë e njohjes së të drejtave të tyre”, tha English për AA.
Ekspozita mban modelet e gjashtë qëndisjeve dhe shumë kopje fotografish me rezolucion të lartë të qindra tapicerive nga gratë palestineze në Gaza, në Bregun Perëndimor, Galilee dhe Al-Nabaq, si dhe në kampet e refugjatëve në Liban dhe Jordani.
Që nga 30 marsi i këtij viti, mbi 200 protestues janë martirizuar nga forcat izraelite të sigurisë gjatë tubimeve ku ata kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1048 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.


