Turqi, dyfishohet blerja e shtëpive nga të huajt në nëntor

Mos i humb

Shitja e pronave për të huajt në Turqi është dyfishuar gjatë muajit nëntor, bëri të ditur Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Statistikat treguan se në total janë shitur 89.626 shtëpi, që është një rënie vjetore prej 27 për qind.

Për sa u përket të huajve, gjatë nëntorit ata kanë blerë 4.672 prona, duke shënuar rritje me 117,1 për qind në raport me vitin e kaluar.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë me popullatë, ishte vendi më i preferuar për blerje të pronës nga të huajt, me 1.922 shitje në muajin nëntor, i ndjekur nga qyteti turistik i Antalyas me 797 dhe Bursa me 301 prona të shitura.

“Pjesa më e madhe e shtëpivë të shitura u blenë nga shtetas irakianë, 463, të ndjekur nga iranianët me 463, afganët dhe rusët me 261, dhe sauditët me 233 shtëpi të blera”, tha TurkStat.

Instituti Turk i Statistikave njoftoi se në periudhën janar-nëntor të vitit 2018, janë shitur rreth 1,28 milionë shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit