Greqia mbështet integrimin e BP në Bashkimin Europian

Mos i humb

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh i kënaqur për zhvillimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë, një vend i rajonit që që synon të integrohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri, Edi Rama, Mitsotakis tha se Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë kanë shënuar arritje të rëndësishme drejt rrugës evropiane dhe se Greqia mbështet integrimin e BP në Evropë.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se do të diskutojë me Ramën për çështjen e detit, në mënyrë që të zgjidhet, me çështjen që të shkojë më pas në Hagë.

“Dua të shpreh kënqësinë time për zhvillimin e samitit të BE-së në një vend të rajonit që ka aspirata për në BE.

Greqia është në krah të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Unë do të diskutojë me mikun tim Edi Ramën për çështjen e detit. Dua ta kalojmë këtë çështje dhe ta kalojmë në Hagë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhënie Serbi-Kosovë, Mitsotakis tha se Greqia ka inkurajuar gjithmonë dialogun mes dy vendeve dhe se e kupton komoleksiotetin e çështjes.

Sakaq kryeministri grek u shpreh pro dialogut, duke thënë se dy palët do të duhet të bëjnë një hap pas, për të zgjidhur problemet mes tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit