Gruaja e vrarë në Prizren është nëna e Këshilltares së Haradinajt

Mos i humb

Gruaja që u vra sot në Prizren me 15 plumba nga burri i saj është nëna e nënkryetares së AAK-së, e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjecarja u vra pas një mosmarrëveshje që pati me burrin e saj 20 vite më të vjetër, 61-vjecarin B.V me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit