Hapet forumi i biznesit “16+1” në Dubrovnik

Mos i humb

Ka filluar me punë samiti “16+1”, takimi i kryeministrave të Evropës Lindore dhe Qendrore me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, të cilit këtë vit iu bashkua edhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, kështu që kjo nismë do të bëhet “17+1”.

Në samitin, i cili është i përbërë nga pjesa politke dhe e biznesit, marrin pjesë rreth 1000 mysafirë, nga përfaqësues më të lartë të qeverive, kryeministra dhe ministra deri tek njerëzit e biznesit.

Samiti ka filluar me Forumin e 9-të Biznesit, të cilën e hapi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, duke thënë se është i lumtur për faktin se forumi po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, një qytet që ka qenë historikisht një lidhje tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit. Ai gjithashtu përmendi Marco Polo-n, i cili ishte një lidhje mes Evropës dhe Kinës, dhe i cili kishte lindur në ishullin e afërt të Korçulit.

Plenkoviç tha se Kina është tregu i dytë më i madh për eksport dhe i pari për importe në Bashkimin Evropian, ashtu që në bazë ditore mes Kinës dhe BE-së shkëmbehen miliarda dollarë.

Kryeministri kinez Li Keqiang në adresimin e tij tha se Kina do të rregullojë taksat për të avancuar ndërmarrjet e mesme dhe të vogla në vend, në mënyrë që të ruaj rritjen afatgjate dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

Të dy kryeministrat Plenkoviç dhe Li simbolikisht hapën faqen e internetit që do të mundësojë iniciativën për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Motoja e forumit të biznesit është “Ndërtimi i urave të reja përmes hapjes dhe bashkëpunimit”.

Në Dubrovnik kanë mbërritur 16 kryeministra shtetesh, duke filluar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministri i Çekisë Andrej Babish, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç, kryeministri i Estonisë Juri Ratas, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila, kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini, kryeministri i Sllovenisë Marjan Sharec, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Polonosë Mateusz Morawiecki dhe presidenti i Çekisë, Milosh Zeman ndërsa në këtë ngjarje për shkak të obligimeve nuk ka ardhur vetëm kryeministri i Letonisë, Aigars Kalvitis.

Takimi i kryeministrave të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore me kryeministrin kinez mbahet çdo vit, ndërsa ky është samiti i tetë, i cili këtë vit, pas takimit të fundit në Sofje, mbahet në Dubrovnik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit