Haradinaj: Mund të bie Qeveria, por taksa nuk hiqet!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se taksa nuk hiqet, madje, ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje atëherë i bie që do të hyjmë në verë me taksën.

“I bie që taksa mbetet deri në qershor, edhe nëse shkojmë në zgjedhje. Dihet sa merr kohë deri te mbajtja e tyre. Se edhe nëse bie Qeveria, duhet 45 ditë me u shpallë zgjedhjet. Pastaj edhe 30 ditë të formohet parlamenti. Pra, bëhuni gati se do të hyjmë në verë me taksën”, tha Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ndërsa nuk deshi ta cilësoj si “sakrifikim” postin e tij për taksën.

Madje, Haradinaj, kësaj radhe ishte më i rezervuar sa i përket deklaratave të tij, pa dashur që ta ngucë “shefin” e PAN-it, Kadri Veselin, për të cilin po përfolet se po “tradhton” AAK-në, sikurse dikur LDK-në.

“Nuk kam ndonjë reflektim real se a ka ndonjë tradhti apo jo. Boll e kemi nguc njëri tjetrin këto ditë me deklarata, po shihen raportet tona tashmë kanë kaluar në nivel tjetër”, tha Haradinaj, duke shtuar se si Veseli ashtu edhe të tjerët duhet tjenë unik për taksën.

“Dëshira jem është të mbetemi unik të gjithë. Edhe këta të LDK-së, që po duken të mençur, se nëse e zbusim taksën atëherë, LDK-së, i themi bëhuni gati me dhënë territor ose Lista Serbe. Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë, sepse do të lëndohen edhe fëmijët tuaj e jo vetëm të Ramushit” theksoi kryeministri Haradinaj./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit