Haradinaj pas aksionit në veri: Policinë e Kosovës nuk mund ta ndalë askush!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar edhe një herë se aksioni i sotëm i policisë së Kosovës në veri ishte veprim i luftimit të kriminalitetit në nivele vendi, derisa i ka bërë thirrje Serbisë, që të përmbahen ndaj deklarimeve në mbrojtje të luftimit të krimit të organizuar, sepse luftimi i krimit është interes i gjithë rajonit dhe vlerë europiane.

Ndërsa sa i përket, arrestimi i shtetasit rus në veri, Haradinaj, ka pranuar se Rusia ka ndikimin e saj në veri, ndërsa thirrjes së Rusisë për lirimin e tij, Kosova do i përgjigjet në baza të respektimit të Konventave ndërkombëtare.

“Axhenda e Rusisë është destebalizimi i Kosovës, por ne jemi të vëmendshëm në gjithë këtë tendencë”, tha Haradinaj, duke  shtuar se vendosja e rendit dhe ligjit në gjithë vendin nuk është sfidë dhe se kjo u pa edhe sot se pavarësisht tentimit për ta ndalë policinë  ishte e pamundshme, ata përfunduasn me sukses aksionin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit