Komisioni Europian parashikon rritje të ekonomisë së Turqisë

Mos i humb

Komisioni Europian ka njoftuar se ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti dhe me 4.2 për qind në fund të vitit 2019.

Kjo bëhet e ditur në raportin e publikuar “Parashikimet Ekonomike Europiane” të sezonit të pranverës 2018 të KE-së.

Sipas raportit, ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.7 për qind në fund të këtij viti, dhe me 4.2 përqind në fund të vitit 2019.

Në raport vihet në dukje se parashikohet rënie prej 10.9 për qind në fund të këtij viti dhe një rënie prej 9 për qind të inflacionit në vitin 2019 në Turqi. Më tej thuhet se deficiti tregtar i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të realizohet në normën 6 për qind në fund të këtij viti dhe 5.6 për qind në fund të vitit të ardhshëm.

Po ashtu në raport parashikohet që shkalla e papunësisë të jetë 9.8 për qind në fund të këtij viti në Turqi dhe 9.4 për qind për vitin 2019.

“Vrulli i fortë ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar do të humbasë ngadalë energjinë e tij. Forca lëvizëse në kërkesë është drejtuar në konsumin e brendshëm nga nxitjet e forta të qeverisë dhe kërkesave të jashtme. Së bashku me normat e ulëta të interesit, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe rritjet e pagave do të vazhdojnë të mbështesin konsumin privat dhe investimet private në një masë më të vogël”, thuhet në raportin e KE-së lidhur me vlerësimet për ekonominë e Turqisë.

Ndërkohë që rritja ekonomike në Eurozonë sipas raportit parashikohet të jetë në 2.3 për qind në fund të këtij viti, dhe 2 për qind në vitin e ardhshëm. Theksohet se papunësia në fund të këtij viti në Eurozonë pritet të jetë 8.4 për qind ndërsa në vitin 2019 në nivelin prej 7.9 për qind.

Për inflacionin në vitin 2018 në raport parashikohet të jetë 1.5 për qind dhe në fund të vitit të ardhshëm 1.6 për qind.

Për rritjen globale raporti ka parashikuar që ai të realizohet në nivelin prej 3.9 për qind në vitin 2018 dhe 2019. Në lidhje me rritjen ekonomike të Kinës raporti ka parashikuar pritshmërinë në 6.6 për qind në fund të këtij viti dhe 6.3 për qind për vitin e ardhshëm ndërsa për SHBA-të 2.9 për qind rritje në fund të këtij viti dhe 2.7 për qind rritje për vitin e ardhshëm./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit