Hoti: Do të japim vërejtjet tona, jemi të shqetësuar se si po funksionon kjo Qeveri

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me propozim të grupit Parlamentar të LDK-së ka vendosur që më 7 dhjetor të mbahet seanca e re e Kuvendit, në të cilën do të diskutohet lidhur me programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo është bë e ditur nga shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se kjo parti do të japë vërejtjet dhe komentet e saja lidhur me programin katërvjeçar të Qeverisë Haradinaj.

Hoti: Do të japim vërejtjet tona

“Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, u caktua që të enjten e javës që vjen më datë 7 dhjetor 2017, Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, një dokument që ka kohë në Kuvend, por nuk ka hyrë në radhë dite. Ne si grup parlamentar jemi duke u përgatitur që të japim komentet tona, vërejtjet tona në këtë program qeverisës, pasi jemi të shqetësuar se si është duke funksionuar kjo qeveri”, ka thënë ai.

Ndërkaq, të martën më 5 dhjetor, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për 2018 dhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare me Bankën Botërore të cilat marrëveshje kanë qenë të negociuara nga Qeveria Mustafa.

Hoti: GP i LDK-së do të sigurojë funksionim normal të Kuvendit

“Jemi të vendosur si Grup Parlamentar i LDK-së që të sigurojmë funksionim normal të Kuvendit dhe i ftojmë edhe ato grupe tjera parlamentare që të na bashkohen”, ka thënë Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit