
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i beson premtimit të kryeministrit Ramush Haradinajt se nuk do ta tërheq taksën ndaj Serbisë, pavarësisht presioneve nga jashtë, duke e quajtur kryeministrin person që nuk e mban fjalën.
I pyetur nga Kosova Post nëse LDK i beson deklaratës së Haradinajt lidhur me tërheqjen e vendimit për taksën deri në njohjen e Serbisë nga Kosova, Avdullah Hoti ka thënë se Haradinaj nuk është lider që mund t’i besohet.
“Kryeministri i vendit nuk njihet si një person i fjalës. Ju e dini para dy viteve insistimin e tij me fjalorin shume jo politik të papërshtatshëm karshi Demarkacionit. Dhe ai si erdhi në Qeveri ndërroj komplet qëndrimin e tij”, kështu u shpreh Hoti sot në konferencën javore të LDK-së.


