Hoxhaj: Në koalicion parazgjedhor me partitë e vogla, Qeveria Haradinaj s’përmbushi misionin

Mos i humb

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është deklaruar e gatshme për zgjedhje të reja. Por kjo parti ka vendosur që programin e saj mos ta përziej me askënd, madje shprehen të bindur se mundësia e koalicionit parazgjedhor me patitë e mëdha është e pamundur.

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh edhe nënkryetari i parë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se nuk përjashtohen mundësitë që PDK-ja të lidhë koalicion me ndonjë një parti të vogël.

Sipas tij, kjo parti nuk do të qeverisë e vetme pas zgjedhjeve, ata do t’i shikojnë të gjitha mundësitë e lidhjes së koalicionit me secilën parti e cila i përafrohet programit të saj.

“Qëndrimi ynë si parti politike është që ne do shkojmë në zgjedhje të vetme, nuk e përjashtojmë mundësinë që mund bëjmë koalicion me ndonjë parti të vogël, por jo me ndonjë parti të madhe relevante, parlamentare me që pritja e PDK-së, për këto zgjedhje është që PDK-ja bën koalicion vetëm me qytetarët, me kryetarin e partisë si kandidat për kryeministër kur e shohim që partitë e tjera, takohen në vende të ndryshme, më shumë flasin për frikën që e kanë prej procesit zgjedhor dhe prej rezultatit i cili do jetë i befasishëm për ta, ne sa herë kemi shku në zgjedhje, PDK-ja ka dalë e para dhe ky do jetë rezultati edhe në këtë vjeshtë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj thotë në shumë raste ka qenë Partia Demokratike ajo e cila i ka mundësuar partnerëve të saj të koalicionit që të vijnë në krye të Qeverisë. Madje sipas tij, kjo parti ka qenë ajo e cila ka vendosë gjithmonë se si do dukeshin qeveritë.

“Ne fillimisht presim që të dalim të parët në zgjedhje dhe këtu do jemi plotë besim që kjo do të ndodhë dhe mandej në sistemin tonë kushtetues është e pamundur që në Kosovë një parti e vetme të qeverisë dhe nuk është edhe në filozofinë tonë politike që të jemi ata të cilët qeverisim vetëm por do shohim se me të cilat subjekte politike mund të kemi pika të përbashkëta programore, cilët do mund të jenë vendimtarët që të mund ta përmbyllim shtet-ndërtimin e Kosovës dhe cilët mund të jenë kredibil që të qeverisin së bashku me PDK-në”.

Unë mendoj që deri më tash ne kemi qenë një subjekt politik i cili ka vendosë se si do duket qeveria, shpesh herë i kemi marrë partitë e ndryshme prej rezervës dhe i kemi sjellë në qeveri, por kësaj here dallimi është që PDK-ja garon me kandidat të qartë se kush do ta udhëheqë qeverinë, garojmë me program të qartë, ndërsa koalicionet paszgjedhore pastaj janë rezultat i votës së qytetarëve se me kë mund të bashkëpunojë dhe kush mund të jetë partner i joni”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se PDK-ja nuk negocion me askënd për postin e të parit të Qeverisë, pasi që kjo është një traditë e cila e ka përcjellë këtë parti me vite rresht.

“Mendoj që PDK-ja është e qartë, që vetëm posti i kryeministrit që është dhe traditë e PDK-së, ne sa herë e kemi pas kryeministrin, jemi dalluar si parti e vendimeve të mëdha, e një qeverisje dinamike, e rezultateve konkrete, është oferta jonë për këto zgjedhje dhe asnjë hap mbrapa, asnjë kompromis, asnjë lëshim pe, nuk është në imagjinatën tonë politike aktualisht. Qeveria e ardhshme, e udhëhequr prej PDK-së dhe kryetarit të partisë, do jetë një qeveri e cila do ta ruaj një parim etik dhe këtë parim etik ne do ta respektojmë, e kemi respektuar edhe në këtë qeveri aktuale dhe mendoj që kryetari Veseli është i vendosur për një gjë të tillë dhe ka mbështetjen e PDK-së”.

Hoxhaj i tha Ekonomia Online se me mandatin e qeverisë Haradinaj, nuk kanë arritur të përfundohen shumë procese, andaj edhe shprehet se meritat për shumë vendime të mëdha të vendit, i ka vetë Partia Demokratike e Kosovës.

“Ne e kemi një filozofi politike ku për neve politika duhet të jetë fushë dinamike, nuk jemi ithtarë që të kemi situata politike të vakuumit, nuk kemi qasje që të ketë një paralizë politike një ngërç politik, prandaj mendojmë që zgjedhjet janë të paevitueshme. Një Qeveri me mbështetje qytetare, do të ishte ajo e cila e përfaqëson vullnetin e tyre, me një mandat më të fortë që të i kryejmë punët të cilat nuk kemi mbërri të i kryejmë gjatë këtyre dy viteve të fundi”.

“Ne kemi pritur që kjo Qeveri do jetë Qeveri e vendimeve të mëdha dhe mendojmë që përveç vendimeve për ushtri, të cilën PDK-ja ka punuar shumë dhe gjatë dhe demarkimit të kufirit me Malin e Zi, nuk kemi mbërri të i përmbyllim disa nga proceset e mëdha, prandaj kërkojmë kësaj here që të kemi koalicion të madh me qytetarët që PDK-ja të jetë e madhe, që vendimmarrja të jetë edhe më e fuqishme”.

93 nënshkrime janë mbledhur për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo është bërë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se mocioni për seancë të jashtëzakonshme është proceduar në Kuvend.

Seanca për shpërndatjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit