HRW: Kroacia nuk duhet të hyjë në Shengen

Mos i humb

Një nga organizatat kryesore ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” (HRW) thotë se Kroacia nuk duhet të lejohet të hyjë në zonën e udhëtimit pa kufij të Bashkimit Evropian për shkak të trajtimit të saj ndaj emigrantëve që kalojnë në vend nga Bosnjë e Hercegovina fqinje, transmeton Anadolu Agency (AA).Në një raport të sotëm HRW kritikoi Komisionin Ekzekutiv të BE-së, e cila muajin e kaluar tha se Kroacia është e gatshme të bashkohet me të ashtuquajturën zonën Shengen.

HRW tha se “kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve nga Kroacia duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në zonën Shengen” dhe se veprimet e Komisionit “dërgojnë mesazhin se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut nuk janë pengesë për pranim në Shengen”.

Deri më tani nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Kroacia lidhur me raportin. Zyrtarët kroatë kanë mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim nga migrantët dhe grupet e të drejtave të njeriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit