I vjedhin identitetin e kontrabandojnë makina, rasti kur Sali Hasa mbante peng çështjen e qytetarit

Mos i humb

Emri i prokurorit Sali Hasa, i cili u prangos sot me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit, është dëgjuar edhe më parë në media.

Vetëm pak kohë më parë një qytetar denonconte në një emision investigativ se prokurori po i mbante peng çështjen dhe rrezikonte që të paguante deri në 50 milionë lekë gjobë.

Julian Delvina, i cili thotë se i kanë vjedhur ID në vitin 2016 dhe është përdorur, për të shmangur tarifat doganore, duke futur makina të 2015-ës si të 2005-ës me dokumente të falsifikuara.

Pas një verifikimi në sistemin Tims, rezulton, se Julian Delvina, nuk ka kaluar në pikat doganore, ku janë zhdoganuar makinat.

Gjithashtu akt – ekspertimi kaligrafik tregon, se firma në procedurën e zhdoganimit të mjeteve, nuk është e Julianit.

Prokurori Sali Hasa ka bërë akt ekspertimi të nënshkrimit të Julian Delvinës dhe rezulton, se firma dhe nënshkrimi nuk i përkasin shtetasit Julian Delvina.

Por prokurori Sali Hasa nuk ka marrë deklaratën e agjentit doganor, Ilir Iliazi, i cili ka bërë veprimet e zhdoganimit të mjetit.

Në këto kushte, gjoba e doganës 50 milionë lekë për shmangie të detyrimeve, i është faturuar Julian Delvinës pa të drejtë, pasi çështja rri peng në prokurorinë e Sarandës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit