Ilir Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet, pas 25 prillit do të…

Mos i humb

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh për Ditën  Botërore të Teatrit duke iu referuar shembjes së Teatrit Kombëtar.

Meta thotë se krimi që ndodhi mëngjesin e 17 majit të 2020 në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet, madje do të vendoset drejtësia.

Ai thotë se pas 25 prillit Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

 

STATUSI NGA ILIR META

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON! 🇦🇱

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit