Nesër nis vaksinimi me Sputnik/ Mjekët e familjes po lajmërojnë të moshuarit

Mos i humb

Ndonëse ka nisur lajmërimi i të moshuarve për tu paraqitur për vaksinim, ministrja e shëndetësisë ka qenë në institutin e shëndetit publik ka parë se i po ruhen vaksinat e siguruara deri më tani si Pfizer, Sputnik ,Astrazenca dhe ajo kineze që mbërriti një ditë e cila mund të ruhet në temperatura 2 deri në 4 gradë celcius njëlloj me vaksinën e gripit.

Drejtoresha e Instituti të Shëndetit publik Albana Fico kërkoi nga qytetarët që të paraqiten në datën që lajmërohen.

Nga sot ka nisur aplikimi i vaksinës Sputnik ,ndërkohë që të dielën nis vaksinimi masiv duke zbritur deri në moshën 70 vjeç .Vaksina do të nisë të shpërndahet në të gjitha qendrat shëndetësore ndërkohë që në sheshin Skënderbej do të ngrihen çadra ku në procesin vaksinimit do të përfshihen edhe forcat e armatosura.

Ndonëse vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca aplikohen pas tre javësh nga doza e dyte , për vaksinën ruse doza e dyte aplikohet pas tre muajsh, doza e dytë e vaksinës kineze aplikohet pasi një. Dhe ndërmjet fashës nga doza e pare tek doza e dyte kërkohet i njëjti kujdes sikur nuk je vaksinuar deri ne krijimin e antitrupave .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit