Indonezi, 20 të lënduar gjatë përmbytjeve

Mos i humb

Reshjet e dendura të shiut në Indonezi kanë shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të këtij vendi, ndërsa si pasojë e motit të keq janë lënduar së paku 20 persona.

Drejtoria për Menaxhim të Katastrofave (BNPB) njoftoi se reshjet e dendura që prej mbrëmë janë të pranishme në Sukabumi dhe Xhakartë, shkaktuan përmbytje.

Gjatë përmbytjeve në Sukabumi janë lënduar së paku 20 persona, ndërsa tre janë zhdukur, theksuan zyrtarët lokalë të cilët shtuan se janë evakuuar së paku 210 familje, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme.

Theksuan se në Sukabumi dëme kanë ngjarë në një faltore dhe dhjetë ura, ndërsa gjurmojnë për të zhdukurit.

Përmbytjet përfshinë edhe Xhakartën, ku nga kushtet e motit janë prekur 49 vendbanime, ndërsa sasia e madhe e ujit nëpër rrugë ka ndërlikuar komunikacionin.

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në fillim të vitit që ka goditur Indonezinë kanë vdekur më shumë se 60 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit