Iran, rritet në 107 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran është rritur në 107, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së vendit, (AA).

“Pesëmbëdhjetë të tjerë vdiqën nga sëmundja COVID-19 ndërsa u raportuan raste të reja në të gjithë vendin në 24 orët e fundit”, tha zëdhënësi Kianoush Jahanpour në një konferencë për media në kryeqytetin iranian Teheran.

“Shifrat e fundit sollën numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 3.510”, tha Jahanpour.

Ai tha se shumica e rasteve të reja u zbuluan në provincat Teheran, Qom, Gilan, Isfahan, Mazandaran dhe Markazi.

Jahanpour tha se 739 pacientë të infektuar me koronavirus u trajtuan me sukses dhe u liruan nga spitalet në të gjithë Iranin.

I zbuluar fillimisht në qytetin Wuhan në dhjetor, koronavirusi është përhapur në të paktën 80 vende.

Numri global i vdekjeve ka arritur në rreth 3.500 persona me më shumë se 92.000 raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore, ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit