Ivanov për emrin: Zgjidhje e cila nuk do të shkaktojë ndryshime kushtetuese

Mos i humb

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev të dhëna për një media mbi negociatat me Greqisë për çështjen e emrit.

Në njoftimin nga Kabineti i presidentit thuhet se Ivanov vlerëson se deklarata e kryeministrit Zaev se hedhja poshtë eventuale e marrëveshjes me Greqinë do t’i kanosë perspektivat e Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO dhe BE dhe do t’i rrisë rreziqet e brendshme “paraqet orvatje dëshpëruese për manipulimin e opinionit dhe vënien e qytetarëve të Maqedonisë në prononcimin eventual të referendumit”.

“Angazhimet strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO janë qartë të definuara dhe të pandryshuara. Ruajtja e emrit kushtetues dhe gjetja e një zgjidhjeje e cila nuk do të shkaktojë ndryshime kushtetuese, në asnjë rast nuk është e orientuar kundër integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Lidhja e marrëveshjes ndërkombëtare e përmbajtur me një ose më shumë dokumente ndërlidhëse të ndërsjella duhet të jetë në pajtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, e jo të parashohë ndryshimin e saj”, thuhet në njoftim.

Lidhur me thirrjen e kryeministrit Zaev për mbështetje të marrëveshjes eventuale nga ana e të gjithë krerëve politik, presidenti Ivanov edhe një herë theksoi se nevojitet konsensus i gjerë kombëtar për gjetjen e zgjidhjes e cila nuk do të cenojë dinjitetin e popullit maqedonas dhe qytetarëve.

Më tej thuhet se presidenti Ivanov konsideron se është joserioze dhe e pandërgjegjshme që çështja e emrit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, të zgjidhet me anë të telefonit dhe përmes marrëveshjes personale mes kryeministrave të dy shteteve.

Nga ana tjetër kryeministri Zaev mbi këto komente të presidentit sot deklaroi se politikanët duhet t’i shërbejnë popullit, ndërsa qytetarët janë ata që do të vendosin përmes referendumit. “Unë si kryeministër dhe Ivanov si president duhet të jemi si ndihmesë për qytetarët, prandaj kemi vendosur që çështja e emrit të shkojë përmes referendumit”, tha Zaev.

Kujtojmë se dje kryeministri Zaev zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras mbi çështjen e emrit, ku u potencua se është arritur progres.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit