Izraeli planifikon ndërtimin e vendbanimeve të reja në qytetin Al-Halil të Bregut Perëndimor

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Naftali Bennett miratoi planin për fillimin e ndërtimit të një lagjeje të re hebreje në qytetin Al-Halil të Bregut Perëndimor.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Kanal 13”, lagjja e miratuar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Bennett do të ndërtohet në qendër të qytetit Al-Halil, gjegjësisht në çarshinë Al-Hisbe, të cilën Izraeli e mbylli pas masakrës së kryer në vitin 1994.

Në lajm bëhet e ditur që për të vënë në jetë projektin do të rrënohen afërsisht 50 godina pronë e palestinezëve dhe në vend të tyre do të ndërtohen godinat e reja duke i “mbrojtur” të drejtat e palestinezëve. Me krijimin e kësaj lagjeje do të sigurohet integriteti gjeografik i Harem-i Ibrahim në qytetin Al-Halil me vendbanimet hebraike përreth.

Palestinezët që jetojnë në Qytetin e Vjetër të Al-Halil, përfshirë Harem-i Ibrahim, po përpiqen të jetojnë në kushte të rënda për shkak të kufizimeve të ushtarëve izraelitë dhe sulmeve të kolonëve hebrenj radikal.

Në vendbanimet e paligjshme hebreje në qytetin Al-Halil, ku ndodhen rreth 100 pika kontrolli, jetojnë afërsisht 400 kolonë hebrenj. Ndërkohë që trupat izraelite imponojnë shtypje dhe frikësim ndaj palestinezëve edhe kolonët hebrenj shpesh ngacmojnë banorët e rajonit.

Harem-i İbrahim në qytetin Al-Halil, i cili pranohet si rrethina e Al-Aksasë në qytetin e okupuar të Jerusalemit, konsiderohet si xhamia e katërt më e shenjtë pas Mesxhidi Al-Haram në Mekë dhe Mesxhidi Nebevi në Medine.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit