Izraeli refuzon kërkesën e BE-së për të hetuar abuzimin e aktivistit arab

Mos i humb

Autoritetet izraelite kanë refuzuar një kërkesë nga Bashkimi Evropian (BE) për të hetuar rrahjen dhe arrestimin e një aktivisti arabo-izraelit gjatë një proteste të fundjavës së kaluar pro Gazës në Haifa.

Duke e përshkruar vendin e tij si “demokracia e vetme në Lindjen e Mesme”, ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, tha se Izraeli “nuk ka nevojë për mësime në moral nga një trup i njëanshëm dhe obsesiv i BE-së”.

“Kjo fushatë persekutive e mbushur me hipokrizi ndaj Izraelit dhe këto përpjekje për të prishur emrin e tij janë të dënuara me dështim”, tha Erdan, njofton transmetuesi televiziv i Kanalit 7 izraelit.

“Unë i propozoj BE-së të mos ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit të Izraelit”, shtoi ai.

Sot më herët, BE-ja u kërkoi autoriteteve izraelite të hetonin rrethanat e dëmtimit të fundit të Jafar Farah, drejtorit të Qendrës së Mossawa, një organizatë joqeveritare.

Farah u arrestua në Haifa gjatë fundjavës së kaluar së bashku me 18 protestues të tjerë të cilët kishin shprehur solidaritet me gjendjen e Gazës.

Farah thuhet se u rrah nga një oficer policie izraelite gjatë arrestimit të tij, duke i shkaktuar një thyerje në gju.

Të shtunën, dhjetëra arabo-izraelitë u rrahën, përfshirë anëtarët e parlamentit Jamal Zahalka dhe Hanin Zoubi, pasi policia shpërndau një tubim pro Gazës në qytetin e portit verior, Haifa.

Protestuesit i kishin bërë thirrje Izraelit të heqë bllokadën e saj të gjatë prej disa dekadash të Rripit të Gazës, t’i japë fund okupimit të saj të Bregut Perëndimor dhe të ndalojë sulmet ndaj protestuesve të paarmatosur.

Që nga 30 marsi, më shumë se 110 protestues palestinezë janë martirizuar pranë gardhit të sigurisë Gaza-Izrael, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur, të gjithë me armë zjarri nga forcat izraelite./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit