Japonia do ta furnizojë Evropën në rast të bllokadës ruse

Mos i humb

Japonia ka vendosur që një pjesë të rezervave të gazit t’i ndajë për Evropën shkaku i shqetësimeve se furnizimi me gaz mund të ndërpritet nga Rusia.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Vendimi ka për qëllim që të ndihmojë shtetet evropiane që të përballen me paqartësitë rreth furnizimit me gaz nga frika se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.

Japonia është importuesja më e madhe e gazit të lëngshëm natyror.

Shteti japonez ka thënë se ka vendosur ta furnizojë Evropën pasi ka siguruar mjaftueshëm gaz për muajin më të ftohtë të vitit, shkurtin, raportojnë mediat e huaja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë kanë kërcënuar me sanksione politike dhe ekonomike nëse Rusia lëviz ushtrinë në Ukrainë.

Mirëpo perëndimi është shqetësuar për Evropën për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në mesin e stinës së dimrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit