“Je shumë trendy”, Balluku kapet me Mziun për pamjen: Ndoshta më do me shami të kuqe, por s’më shkojnë. Punët i bëj mirë!

Mos i humb

Pasi deputeti i PD-së, Xhelal Mziu komentoi pamjen e ministres së Transporteve, Belinda Balluku se kjo e fundit ishte trendy, vjen kundërpërgjigja nga zyrtarja.

Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.

“Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde.

Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021.

Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.”, tha Mziu.

Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se Mziu ndoshta donte që ta shihte atë me shami të kuqe, por asaj nuk i shkonin. Ndër të tjera ministrja tha se gjithçka çfarë tha Mziu ishte personale.

“Faktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, që nderon gjithë Dibra, Por kam dyshimet e mia që ti e njeh. Se shkon radhë në Dibër. Nuk të presin ndaj. Edhe për qershitë që thua, e ke personale. U mendova që mos të merresha me gjobën dhe kallëzimet.

Por ti e ke personale se nuk shkëputeshim dot. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por nuk më shkojnë. Qëndrojmë te teknikalietet e rrugës.

E kam provuar shaminë, por nuk më shkon. Ti që tregon diskriminim, duhet të ishte çuar dhe ti thoje që mos të flasë kolegu dhe mos të merret me look-un e zonjës (I drejtohet deputetes së PD) .

Ju zonja i lejoni që të merret me ministret dhe deputetet. Pamja ime është kjo gjë është, por punët i bëj mirë. Ato që i keni lënë rrugëve, unë i mbyll për 12 muaj. Viti im i punës është ai që është. Ne çohemi në mëngjes, dalim votohemi.

E dinë atë që të duhet të votojnë. Zoti Mziu bëri thirrje në Dibër; votoni Edi Ramën. Ju nuk shpikni dot gjë, se merrni dhe thëniet tona; rrugët po i lini rrugëve.”, tha Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit