Jeffrey: Ndodhemi pranë Turqisë, aleatit tonë në NATO

Mos i humb

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey dhe delegacioni amerikan bashkë me të zhvilluan takime në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Jeffrey bashkë me delegacionin amerikan, në takimin e zhvilluar me zv.ministrin e Jashtëm turk, Sedat Önal ka shprehur ngushëllimet e qeverisë amerikane për ushtarët turq që ranë dëshmorë dhe ka përsëritur se “SHBA-ja ndodhet pranë Turqisë, aleatit të saj në NATO”.

Zv.ministri i Jashtëm, ambasadori Önal ka informuar delegacionin amerikan rreth zhvillimeve të fundit dhe situatën që sa vjen e përkeqësohet në Idlib duke theksuar në rëndësinë që Turqia i kushton zbatimit të marrëveshjeve të Astanas dhe Soçit të arritura për Idlibin.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për masat e tjera të problemit të Sirisë siç janë, situata humanitare në terren dhe procesi politik. Gjithashtu u nënvizua se komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë një rol më aktiv në këto fusha.

Bisedimet e përfaqësuesit amerikan Jeffrey dhe delegacionit amerikan i cili ndodhet në Ankara për takime zyrtare ka zgjatur rreth një orë e gjysëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit