Klos, banorët: Mos na e merrni ujin

Mos i humb

Banorët e dy fshatrave të Njësisë Administrative Xibër të bashkisë Klos kanë protestuar,duke kundërshtuar shfrytëzimin e ujit në zonën e tyre në shërbim të një hidrocentrali.

Banorët protestuan në vendin ku po hapet rruga e cila do të shërbejë për të shkuar tek vendburimi i ujit, duke bllokuar makineritë e firmës.

Kryeplaku i fshatit Sali Muça tha se deri tani nuk është bërë asnjë takim me banorët dhe se nuk kanë hedhur firma pro.

Ndërkohë të kontaktuar me telefon në lidhje me ndërtimin e Hec-it firma Hency Energy përgjigjet se e ka të gjithë dokumentacionin e duhur dhe se kërkojnë një dëgjesë tjetër publike me banoret e zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit