Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në për përjashtimin e gjyqtarëve

Mos i humb

Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesën e PD për përjashtimin e 7 prej 8 anëtarëve të kësaj gjykate, nga çështjet dhe pretendimet që ka ngritur opozita.

Kolegji rrëzoi kërkesësën pasi pretendimi i ngritur nga PD nuk është i bazuar në ligj, dhe se 7 gjyqtarët nuk kanë asnjë arsye që të përjashtohen.

KËRKESA E PD

“Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit”, pretendonte PD.

“Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS. Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qendrim.

Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë  kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë”, thuhej më tej në kërkesën e selisë blu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit