Koreja e Jugut konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Mos i humb

Në Korenë e Jugut sot është konfirmuar vdekja e parë nga koronavirusi, (AA).

Siç raporton Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk ka dhënë asnjë detaj deri më tani, përveç konfirmimit të vdekjes së një personi.

Raporti u publikua ndërsa Koreja e Jugut lufton për të përballuar epideminë e koronavirusit dhe rënien ekonomike.

Kryetari i qytetit Daegu të Koresë së Jugut, Kwon Young-jin u bëri thirrje 2.5 milionë banorëve që të mos dalin jashtë pasi janë shfaqur raste të reja të infeksionit me koronavirus. Ai gjithashtu bëri thirrje për ndihmë nga qeveria qendrore.

Ai bëri kërkesë për konferencë për media pasi 35 raste të reja të infeksionit të koronavirusit u konfirmuan në Daegu dhe qytetet e afërta.

Kwon gjithashtu u kërkoi qytetarëve të Daegu-s që të vendosin maska, nëse është e mundur edhe brenda shtëpive. Ai shprehu shqetësimin se infeksioni në rritje në rajon së shpejti mund të rrezikojë infrastrukturën shëndetësore të qytetit.

Koreja e Jugut deri më tani ka konfirmuar gjithsej 82 raste të COVID-19, një sëmundje që u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit