Kriptovalutat, Policia në Leposaviq konfiskon 272 pajisje dhe arreston një person

Mos i humb

Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Kështu bën të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai bën të ditur se në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person.

“Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.

Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, shkruan Sveçla në Facebook.

Ndryshe, në fund të muajit dhjetor Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin e kriptovalutave në vend.

Ndërkaq, pas këtij vendimi një ditë më parë në Mitrovicën e Jugut janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave, ndërsa tri të tjera në Surkish të Podujevës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit