Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, arrestohet edukatorja në Fier

Mos i humb

FIER– Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar një edukatore në lidhje vdekjen e një 3-vjeçari ditën e djeshme në një kopësht privat

E arrestuara është R. B. 27 vjeçe, e cila duhej të kishte nën mbikëqyrje fëmijën e mitur, që humbi jetën aksidentalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.

Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit