Strategjia e Bashës për të “penguar” protestën e Berishës, mbush oborrin e PD me makina

Mos i humb

TIRANE– Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të mbahet protesta kundër Lulzim Bashës. Me qindra demokratë janë nisur nga rrethet për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD.

Ndërkohë sot Basha është paraqitur shumë herët në selinë blu, ku pritet të zhvilloje edhe dy mbledhje. Megjithatë ai duket se ka gjetur një strategji për të “penguar” protestën ndaj tij.

Që në orët e para të mëngjesit, administrata e PD-së ka nisur ta mbushë me makina oborrin përpara selisë së PD-së për të mos lënë hapësirë për grumbullimin e protestuesve

Makinat janë të funksionarëve dhe punonjësve të selisë blu dhe kanë për synim pengimin e grumbullimit të demokratëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit