Kryeinspektorja e ISHSH-së fiton luftën me Covid-19

Mos i humb

“Virusi ka pësuar mutacion, është më i rrezikshëm”, Manastirliu publikon videomesazhin e Prof. Kapisyzi: Mbajtja e maskës sakrificë e të gjithëve

Prof. Perlat Kapisyzi thotë se virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik duke e berë me aftësi më ngjitëse dhe duke rritur ngarkesën...

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen e shpejtë të fondit të rimëkëmbjes

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u bën thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen sa më të shpejtë të fondit prej 750...

Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

Më impresionuese janë të ardhurat e kompanisë prej 679 milionë dollarë, ose 50% më tepër se një vit më parë duke thyer...

Italia shtrëngon masat kufizuese ndaj COVID-19, kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë, të shmangim mbylljen totale

Shtimi i rasteve dy ditët e fundit dhe rekordi i djeshëm i infektimeve prej 11 mijë e 705 rastesh nga COVID-19 kanë...

Pas një muaji lufte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e ka fituar betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braho falenderon stafin dhe ekipin mjekësor, duke theksuar se Shqipëria ka mjekë ekselentë. Po kështu ajo rrëfen se vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore “që dha alarmin se jeta ime ishte në rrezik”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….

Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu 😔

Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rezik .
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.

Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem!

Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤️ ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe 🌍 per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator 😍👏 👏

Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .

Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund 👏👏👏👏 Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .

Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .

Falenderoj Zotin 🙏🙏 qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .

Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho .

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të ketë një performancë kulmore teorike prej mbi 550 petaflops. HPE ka njoftuar se i është...

Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas...

Rritet në 22 numri i viktimave nga shembja e kishës në Gana

Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.

Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.