Kryeministri Haradinaj flet për specialen, energjinë elektrike dhe lajmet e rreme

Mos i humb

Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Llukën, e vizitoi Kryeministri Ramush Haradinaj. Pas takimit që patën, ata mbajtën një konferencë për media, ku treguan për temat të cilat i kanë diskutuar.

Ministri Lluka falënderoi kryeministrin për kohën që e ka ndarë për ta vizituar dhe për t’i parë nga afër punët të cilat është duke i kryer sektori që ai e drejton.

Sipas ministrit, në fokus të diskutimit ka qenë zhvillimi i sektorit energjetik.

“Kemi biseduar edhe për hapjen e disa minierave të reja, për ta ndihmuar në këtë fushë. Angazhimi i kryeministrit ka qenë i nevojshëm për ne” – ka thënë Lluka.

Mirëpo vet kryeministri, nuk u shpëtoi pyetjes së gazetarëve që kishin të bënin me çështje të tjera.

I pyetur sa i përket deklaratave me shefen e zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimit të demarkacionit, ai u përgjigj duke thënë se kjo nuk është punë e qeverisë. E për sa i përket demarkacionit, ai shprehu habinë pse nuk është shtruar si çështje në kuvend dhe të votohet pro apo kundër.

“Demarkacionin e kemi kryer , unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu. E qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem çu raportin, tash e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me çu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash e kanë në parlament, e nuk po e votojnë!”, tha Haradinaj.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i japim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i japim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”.

Po ashtu Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës. Haradinaj fajin për reduktimet e fundit të rrymës ia hodhi KEK-ut dhe KEDS-it duke thënë se janë duke u munduar të gjejnë se kush po “rren”.

Ne kemi mbetur në mes disa lojtarëve, KEK-u garanton se 83% të nevojave i plotëson nga prodhimi, ndërsa rreth 17% është import. Kohën e pikut të mbrëmjes, po kanë vështirësi tash. Dikush është tu rrejt prej këtyre, KEK-ut, KEDS-it edhe ai tjetri. Jemi t’u e përcjell pse po ndodh kështu. E vërteta është se gjendja në energji është stabile me mundësi që në mes të shkurtit me pas prodhim 100%”.

Ai ka vijuar duke i kritikuar mediat për lajmet, siç i ka cilësuar ai, të shpikura:

“Mediat duhet me pas etikë. Kam thënë që nuk do të ketë rritje, nuk e di pse po vazhdojnë të thojnë që do të ketë. Tash për tash nuk do të ketë rritje të çmimit” – ka siguruar kryeministri./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit