“Kryeneçësia” e pozitës dhe opozitës bllokon institucionet e Kosovës

Mos i humb

Pozitë dhe opozitë kanë diskutuar më tepër se dy orë e gjysmë në Kryesinë e Kuvendit sot dhe ka përfunduar pa marrëveshje, teksa pozita dhe opozita i hedhin fajin njëra tjetrës për “kryeneçësi”.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti, tha se edhe pse dy orë e gjysmë kishim diskutime u pa që seanca e kërkuar nga opozita nuk do të caktohet.

“Ne si opozitë nuk e kemi kuorumin për ta thirrur seancën se po ta kishim do ta rrëzonim ketë qeveri. Kryetari i Kuvendit na thotë, siguroni 61 vota. Unë shpresoj që të gjithë deputet e Kuvendit të Kosovës ashtu siç e kanë bërë betimin të kryejnë obligimet që kanë marrë”, tha Hoti. Kurse, Memli Krasniqi i PDK fajin e hodhi te opozita e cila siç tha ai nuk deshi të refkeltoj për një zgjidhje zhbllokuese.”Në asnjë mënyrë opozita nuk u pajtuar për të gjetur rrugëdalje dhe pajtueshmëri për mbajtjen e seancave. Sa i përket seancave të jashtëzakonshme ato do të caktohen në ditët në vijim”.

“Një prej propozimeve tona kanë qenë që në një seancë të diskutohet të gjitha temat së bashku përbashkët duke harmonizuar një Rezolutë të përbashkët, por opozita nuk u pajtuar për këtë”, tha ai duke shtuar se nuk ka vullnet për unitet për takimin e Brukselit. “Nuk ka vullnet unik për dialogun e Brukselit. PDK është e gatshme nëse ndërrojnë mendje ti qasen në këtë mënyrë zhbllokimit të situatës, në të kundërtën do të fillojmë me seanca të rregullta”, tha Krasniqi.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi tha se në këtë takim mungoj gatishmëria e pozitës për te gjetur një zgjidhje te përbashkët dhe ata e lëshuan seancën.

“Ne ofruam variantin për çështjet e ndërlidhura, por nuk patë gadishmëri”.

“Ketu kemi të bëjmë me një politikë që lufton për ta rrezuar qeverinë dhe për të ardhur vetë në pushtet, e jo për interesa të vendit”, tha Isufi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit