Të shtunën protestë e mësuesve para Qeverisë

Mos i humb

Sindikata e Arsimit njofton se të shtunën do të mbajë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas SBASHK-ut të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të  SBASHK-ut  për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.

“Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj  kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që  niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator  para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve  dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal”, thuhet në njoftim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit