Kryetari i Unionit të Studentëve Shqiptar në Ankara, Hysen Mustafa ne profilin e tij në facebook ka bërë një shkrim tejet domethënëse, ai ka zbuluar historinë e shoqërisë së tij me kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Beni Kiozlli i cili garon në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit me numrin 32.
Ai ka shkruar se “Beni është i fjalës, Beni është i besës”
Ja shkrimi i plotë i Mustafit:
“Me Benin zakonisht takoheshim në Qendrën Kulturore Shqiptare Sami Frashëri në Ankara, vend i cili i mblidhte gjithë studentët në Ankara. Arsyet ishin të shumta duke filluar prej problemeve studentore e deri tek ato nacionale. Gjatë bisedimeve gjithmonë kishim vetëm një dert, të bëhemi sa më të dobishëm për shoqërinë apo shërbëtor të vatanit. Personaliteti i Benit flet shumë, nuk duhet harruar iniciativat e shumta studentore në Ankara: si themelues i Unionit Studentor Shqipëtar në Ankara, si organizator i debateve të ndryshme studentore dhe jo vetëm kaq, ai angazhimin e tij e ka vazhduar edhe në shoqërin civile në Prizren. Ai sot është profesor dhe ligjerues në Universitetin UBT-ës. Beni është shumë puntor, është mjaft energjik dhe mbi të gjitha ai është njeri i idealit. Beni me 6 tetor është kandidat në listat e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe bart numrin 32. Beni është i fjalës, Beni është i besës.”