Anëtari kurd i Komitetit Kushtetues për Sirinë, Abdulhekim Beshar tha se organizata terroriste PKK duhet të tërhiqet nga rajonet që ka okupuar dhe se hyrja në një konflikt me Turqinë nuk është në interes të popullit.
Beshar në prononcimin për Anadolu Agency (AA) ka folur për vizionin e kurdëve sirianë lidhur me procesin e bisedimeve të Komitetit Kushtetues për Sirinë i cili vazhdon në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas tij, Siria nuk është një shtet arab, sepse brenda saj ka elementë të ndryshëm etnik. “Duhet ta pranojnë që ne jemi një pjesë e këtij vendi. Në këtë mënyrë edhe ne do të mbështesim zhvillimin e vendit”, tha Beshar.
Ai ka bërë të ditur se fillimisht kërkojnë që emri Republika Arabe e Sirisë të ndryshohet në Siri dhe se ata janë pro-sistemit qeverisës të përzier për shkak se sistemi presidencial nuk ka mundur të jetë i suksesshëm.
– E ardhmja e rajoneve nën okupimin e YPG/PKK-së
“PKK duhet të largohet nga rajonet tona. Ne si kurdë të Sirisë synojmë të krijojmë marrëdhënie të mira me fqinjët e Sirisë. Hyrja në koflikt me Turqinë nuk është në interes të populli tonë”, tha Beshar duke përmendur situatën në të ardhmen e Sirisë të territoreve që janë të okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK.
Lidhur me marrëveshjen që Turqia ka arritur me SHBA-në dhe Rusinë për lindjen e Eufratit, Beshar thotë se “Ne jemi pro-dialogut mes Turqisë, SHBA-së dhe Rusisë. Këto marrëveshje do të ndikojnë pozitivisht në funksionimin e Komitetit Kushtetues”.
– Punimet e Komitetit
Pasi ka vënë në dukje se qëndrimi i regjimit është provokues dhe zvarritës, Beshar tha se “Situata nuk është plotësisht negative. Mund të themi se ka palë që duan seriozisht zgjidhjen politike. Edhe Rusia është njëra prej tyre”.
Komiteti Kushtetues për Sirinë takimin e parë e zhvilloi më 30 tetor në Zyrën e OKB-së në Gjenevë. Takimet e Komitetit janë pauzuar duke nisur nga dita e sotme për të vazhduar sërish të hënën.