Ky ministër i heq “merakun” ambasadorit gjerman: Kosova në 2019-të do t’i thotë fund mbeturinave

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me drejtorin e “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, kanë takuar udhëheqësen e Rrjetit të “Let’s Do It World”, Heidi Solba, dhe anëtaren e Bordit, Anneli Ohvril, me të cilat kanë diskutuar mbi rezultatet e aksionit për pastrimin e Kosovës.

Ministri Matoshi me këtë rast ka dhënë fjalën se edhe pse Kosova nuk ka shkop magjik, viti 2019 do të jetë vit i ndarjes nga mbeturinat.

Ai këtë deklaratë e bëri pas pytjes nga Kosova Post se do t’i realizohet ‘ ëndrra’ e ambasadorit gjerman për një Kosovë pa mbeturina.

“Ne nuk kemi një shkop magjik, por do të punojmë që 2019-ta të jetë viti që përfundimisht do të ndahemi nga mbeturinat”, tha Matoshi duke shtuar se Kosova sa i përket mbeturinave dallon me vendet fqinje dhe është shumë më mirë sesa në Maqedoni dhe në shumë vende që na rrethojnë.

“Është lajm i mirë që në Kosovë janë pastruar hiq më pak se 800 deponi mbeturinash në aksionin ta pastrojmë Kosovën. Jemi shumë më mirë sesa vendet fqinje” ka shtuar ai.

Kurse drejtuesi i projektit “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, ka deklaruar se fushata ta pastrojmë Kosovën është një nga modelet me të mira që ka aplikuar Kosova deri më tani.

“Është kënaqësi që, më shumë se sa rezultati që është arritur në aksionin e pastrimit të Kosovës ku u larguan 900 deponi, po arrijmë që Kosovën ta bëjmë lajm ndërkombëtar. Kosova është lajm i mirë për shumë vende të botës andaj shpresojmë që të vazhdohet mbarë gjatë tërë vitit duke dhënë lajme të mira. Fushata ta pastrojmë Kosovën është një nga modelet më të mira që ka ndodhur. Do të vazhdojmë edhe bashkëpunimin me institucionet, por në radhë të parë ta japim kontributin tonë,” ka deklaruar Hasanaj.

E në ketë takim u dha një lajm i mirë nga Udhëheqësja e Rrjetit të “Let’s Do It World”, Heidi Solba e cila tha se Kosova është duke u udhëhequr si shembull në mesin e 158 shteteve që janë anëtare e ‘Let’s Do It World’.

Për këtë arsye si rezultat të shkëlqyer që ka ofruar Kosova në këtë drejtim, ju ftojmë të jeni shtet udhëheqës në organizimin që do të ndodhë në shtator në gjithë botën”, ka pohuar ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit