Lavrov: Putini nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn! Ukrainasit i morën propozimet, presim përgjigjen e tyre

Mos i humb

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Putin nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn.

Ai theksoi se propozimet e Rusisë janë marrë nga pala ukrainase, ndërsa tashmë presin përgjigjen e tyre.

“Ata kërkonin të krijohej diçka si grupi i kontaktit, të sillnim Francën, Putin nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn. Propozimet tona janë marrë nga pala ukrainase, ne presim përgjigjen e tyre”, tha Lavrov.

“Nuk ka rrëmbime të ndonjë anëtari të autoriteteve lokale nga Krimea. Dëgjova edhe dje që kreu i bashkisë së Kievit është rrëmbyer, apo anëtar i ekipit të ukrainas është vrarë. Ju kund të përdorni edhe emra konkretë, por unë do të bëj hetime. Pentagoni ka krijuar laboratorë të armëve biologjike në Ukrainë, në shkelje të konventës për ndalimin e armëve toksike dhe biologjike”, tha Lavrov.

“Ukraina është e jona dhe do të vendosim se çfarë do të jetë. Putin e ka përshkruar qartë se përse kërkoi një operacion ushtarak. Ne duam një Ukrainë miqësore të çmilitarizuar, që nuk përbën kërcënime, që nuk është një vend nazist, kjo reflektohet tek të gjitha apelet tona, aleatët perëndimorë, pati përjashtim të gjuhës ruse, kishave ortodokse ruse”, tha Lavrov.

Nuk jam i suprizuar që Kuleba tha nuk ka asnjë dakordësim, në fakt takimi nuk ishte për armëpushim. Nëse do t’u thotë gazetarëve kështu, qëllimet tona kanë dështuar atëherë. Kujtojmë se Ukraina vidhte gazin tonë, ndërkohë që Evropa na akuzoi se përdorin gazin, ne do vijojmë të kemi tregje”, tha Lavrov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit