Ligji dhe Platforma për dialogun fuqizojnë Ekipin negociator

Mos i humb

Miratimi i Ligjit dhe Platformës për dialogun me Serbinë nga ana e Kuvendit të Kosovës, sipas analistëve politikë nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të madh në procesin e dialogut, por ata thonë se është një tendencë për të sjellë rregull gjatë procesit të bisedimeve dhe për t’i dhënë mandat ligjor Ekipit negociator.

Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik Kosovë-Serbi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se ende nuk mund të thuhet se kemi ndryshim në procesin e dialogut politik derisa është ende aktuale ideja për ndryshimin e kufirit dhe nuk ka një konsensus për bisedimet.

“Tani Ligji, Platforma, Rezoluta, të gjitha këto dokumente parimisht janë dokumente, të cilat mund t’i japin një qëndrim shtetit të Kosovës në këto bisedime, por mbetet çështja që ne nuk e kemi ende një konsensus të përgjithshme të spektrit politik, i cili mund të arrihet nëpërmjet këtyre dokumenteve dhe ende kemi qëndrime të ndryshme të institucioneve lidhur me atë se çka ne jemi të gatshëm të kërkojmë nga ky proces dhe çfarë ne jemi të gatshëm të bëjmë në kuadër të kompromiseve për të arritur epilogun e pritur”, thotë Krasniqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit