Lordi Ahmed i Britanisë bën thirrje për respekt ndaj Profetit Muhamed

Mos i humb

Ndërsa ndasitë midis Francës dhe shumicës së vendeve muslimane po thellohen pas deklaratave të diskutueshme të presidentit francez Emmanuel Macron mbi Islamin, reagimet vazhdojnë të vijnë nga e gjithë bota.

Anëtari musliman i Dhomës së Lordëve, Nazir Ahmed është bërë një nga figurat më të fundit me ndikim që reagoi ndaj mosrespektimit të fundit ndaj profetit.

Lordi Nazir Ahmed, muslimani i parë i emëruar në dhomën e lartë të Parlamentit Britanik, ka kërkuar respekt për Profetin Muhamed në një mesazh që ai shkroi në Twitter.

“Profeti i dhembshurisë, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, është nderi ynë: gati 2 miliardë njerëz muslimanë në botë e duan atë më shumë sesa prindërit e tyre: Respektojeni profetin tonë ashtu si i respektojmë Moisiun dhe Jezusin”, shkroi ai.

Më parë këtë muaj, Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” dhe njoftoi planet për ligje më të ashpra për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” në Francë.

“Problemi është një ideologji e cila pretendon se ligjet e veta duhet të jenë më të larta se ato të republikës”, tha ai.

Presidenti francez i vazhdoi deklaratat kundër Islamit edhe pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty në periferi të Parisit.

Paty u vra brutalisht nga Abdullakh Anzorov, një 18-vjeçar me origjinë çeçene.

Sipas raporteve, mësuesi, gjatë një prej orëve të tij për lirinë e shprehjes, kishte treguar karikaturat e diskutueshme që përshkruanin Profetin Muhamed. Anzorov u vra nga policia pas sulmit, kurse hetimet janë duke vazhduar.

Macron u zotua gjithashtu se Franca do të vazhdojë lejimin e karikaturave të Profetit Muhamed të cilat kishin shkaktuar reagime në mesin e muslimanëve në gjithë botën.

Kjo përkoi me një lëvizje provokuese nga Charlie Hebdo, një revistë satirike e krahut të majtë, famëkeqe për publikimin e karikaturave antiislame të cilat kanë tërhequr zemërim të gjerë në gjithë botën muslimane.

Në fillim të këtij viti, ajo ribotoi karikaturat që fyejnë Islamin dhe Profetin Muhamed.

Karikaturat për herë të parë u publikuan në vitin 2006 nga e përditshmja daneze Jyllands-Posten, duke shkaktuar një valë protestash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit