Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor ditën e sotme për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve me Covid-19.
Ministri i parë Mark Drakeford njoftoi se masat e rrepta të bllokimit do të jenë në fuqi nga 6 pasdite të Premten 23 Tetor deri të hënën 9 nëntor.
Njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha bizneset jo-thelbësore të shitjes me pakicë, aktivitetet e argëtuese dhe vizitat në shtëpi pezullohen.
Qendrat e komunitetit, bibliotekat dhe qendrat e riciklimit do të mbyllen dhe vendet e kultit do të jenë të hapura vetëm për ceremonitë mortore ose martesore.
Me përjashtim të punëtorëve të cilët janë thelbësorë, njerëzit do të duhet të punojnë nga shtëpia.
“Nëse nuk veprojmë tani, infeksionet do të vazhdojnë të përshpejtohen dhe ekziston rreziku që spitalet të tejmbushen” , tha ministri.
Ai shtoi se nëse Uells nuk do të merrte masa urgjente më shumë njerëz do të vdisnin nga virusi dhe për këtë arsye do të duhej të imponoheshin masa më ekstreme.
Një bllokim i tillë gjatë pushimeve dy javore të nxënësve nuk është njoftuar në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e Boris Johnson.