Lufta për energji në lindje të Sirisë mes PYD/PKK dhe Iranit

Mos i humb

Forcat iraniane që luftojnë në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, tentuan të përparonin në fushat e energjisë që janë nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK në Dejrizor. Forcat të cilat morën nën kontroll nga PYD/PKK-ja 22 pika u tërhoqën pas sulmit ajror të kryer nga SHBA-ja.

Forcat iraniane në fillim të muajit shkurt, ndërmorën sulme për të marrë nën kontroll fushat e naftës dhe gazit nën pushtimin e PYD/PKK-së në rajonin Dejrizor, një vend i pasur me burime energjie, ku edhe kësaj SHBA-të u kundërpërgjigjën me bombardime intensive.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Dejrizor mësohet se vazhdojnë konfliktet mes frocave iraniane dhe PYD/PKK-së.

Ndërkohë bëhet e ditur se 4 ditë më parë forcat iraniane u grumbulluan në zonën Salihije nën pushtimin e PYD/PKK-së dhe nisën të ndërmerrnin sulme me raketa përreth fushës së gazit Konkino dhe nëpërmjet destinacionit Koiko forcat iraniane duke përparuar drejt rajoneve Xhedide Akidat dhe Xhedide Bakkara morën në kontroll 22 pika.

Mbrëmë rreth orës 23.00 avionët luftarakë të SHBA-ve goditën forcat iraniane dhe grumbullimet e tyre në Salihije. Pas këtyre sulmeve forcat iraniane u tërhoqën nga të gjitha pikat që kishin marrë nën kontroll.

– Burimet e energjisë në Dejrizor

Dejrizor, i cili ndodhet në kufi me Irakun, është rajon i burimeve më të mëdha energjetike të vendit. Në këtë rajon në lindje të lumit Eufrat i cili ndan në dy pjesë qytetin nodhen 11 fusha që përbëjnë fushat më të mëdha të naftës në Siri. Fushat e naftës El Omer, Tanak, Vard, Afra, Kevari, Xhafra, Xharnuf, Azrak, Kahar, Shuejtat dhe Galban sipas parashikimeve vlerësohen se përbëjnë rreth një të tretën e burimeve të energjisë së Sirisë.

PYD/PKK-ja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar kishte përparuar njëkohësisht me forcat e regjimit të Asadit në pjesën periferike në verilindje të Dejrizorit ku burimet energjitike janë intensive, pra kishin përparuar në lindje të lumit Eufrat.

Organizata e cila më 23 shtator mori nën kontroll impiantin e gazit Koniko, më i madhi në periferinë në verilindje të Dejrizorit, ajo gjithashtu me 22 tetor 2017 pushtoi edhe fushën e naftës El Omer që është më e madhja në Siri. Aktualisht në Dejrizor në lindje të lumit Eufrat dominon PYD/PKK-ja, në perëndim regjimi i Asadit dhe në jug DEASH-i.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit