Rusia vë veto ndaj projekt-rezolutës së KS-OKB-së për Iranin

Mos i humb

Rusia i vuri veto projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që shpreh shqetësimin lidhur me shkeljen e embargos nga Irani mbi armët që OKB-ja e ka shpallur në Jemen.

Përveç Rusisë, projekt-rezoluta e propozuar nga Britania e Madhe gjatë votimit përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së u hodh poshtë edhe nga Bolivia, një nga anëtaret jo të përhershme.

Projekt-rezoluta u mbështet nga 11 shtete anëtare, por për shkak të vetos së Rusisë, megjithatë, ajo nuk u pranua.

Kina dhe Kazakistani abstenuan gjatë votimit.

Drafti fillestar i rezolutës kërkon dënimin e autoriteteve iraniane të cilët, siç pretendohet, nuk respektojnë sanksionet e OKB-së duke armatosur Lëvizjen Husi në Jemen.

Pas kundërshtimit të Rusisë, fjala “dënim” u hoq ndërsa në projekt-rezolutën e re shprehet shqetësim rreth shkeljes iraniane të embargos mbi armët që OKB-ja e ka shpallur në Jemen.

Megjithatë, Rusia e ka kundërshtuar edhe këtë përmbajtje të projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit