Majlinda Bregu takon Vuçiçin dhe Daçiçin, a biseduan për Kosovën?

Mos i humb

Drejtuesja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç.

Pas takimit me presidentin Vuçiç, Bregu përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter, ka shkruar se ai ishte një takim konstruktiv.

Majlinda Bregu në postin e drejtueses së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka mbyllur ditën e sotme turin në Serbi ku ka pasur një takim të ngrohtë edhe me presidentin, Aleksandër Vuçiç.

“Një takim shumë konstruktiv me presidentin Vuçiç. Është në interesin e përbashkët për të ecur përpara si rajon dhe të flasim haptazi me njëri tjetrin”, shkruan Bregu në Twitter ku ka publikuar edhe një foto gjatë bisedës.

Një ditë më parë Bregu pati takime me ministrat e rinj të qeverisë Rama, ndër to ministrin Gent Cakaj, të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukun, të Arsimit, Besa Shahinin dhe të Financave, Anila Denaj.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit