Albin Kurti del haptazi kundër Edi Ramës: Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare

Mos i humb

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai ka shkuar sot pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e studentëve.

“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja.  Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndërsa në një prononcim për mediat jashtë Fakultetit të Shkencave Sociale, kreu i Vetëvendosjes paralajmëroi shpërthimin e një pranvere shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri për shkak se sipas tij, shqiptarët sot në të dy anët e kufirit po kalojnë vështirësi si rrjedhojë e varfërisë dhe papunësisë, ndërsa dy shtetet janë inekzistente.

“Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare meqënëse në kushtet kur ekonomikisht jemi të dobët dhe ushtritë janë inekzistente është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe demokratizojë veten në mbrojtje të interesit të tij shtetëror”, u shpreh Albin Kurti.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, komentoi edhe dialogun e Prishtinës me Beogradin. Albin Kurti tha se është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe jo për firmosjen e pazareve me Serbinë. “Ne themi po bashkimit me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë. Bashkimi duhet të na rrisë e jo të na fragmetizojë, duan ta ndotin fjalën bashkim duke e sajuar skemën sipas të cilës për të bashkuar me Shqipërinë duhet ti japim tokën Serbisë. Serbia na ka borxh shumë”, deklaroi më tej Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit