Mali i Zi çon ushtrinë në Kosovë para Demarkacionit, xhindosen rusët: NATO po ndez një fitil të rrezikshëm

Mos i humb

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që të dërgojë trupat e vetë në Kosovë, vendim ky që rastis me miratimin e Demarkacionit nga Parlamenti i Kosovës.

Por Sputnik, në një shkrim të tijin ka sulmuar ashpër Podgoricën duke e cilësuar këtë vendim si një “provokacion ndaj Serbisë”.

Portali i Kremlinit e ka cilësuar këtë vendim si “vasalitet dhe pengje të ambicieve perandorake të atyre faktorëve perëndimorë që bombarduan njerëzit tanë”.

Boshko Vukiçeviç, një nga liderët e opozitës malazeze ka premtuar revolta qytetare.

Në Podgoricë u mbajt seanca e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, i cili ka miratuar vendimin për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it.

Misioni i Malit të Zi do të vendoset në selinë e misionit në Prishtinë si dhe në selinë emisionit të komandës rajonale në Shkup.

Duke komentuar vendimin për Sputnik, Vukiçeviç konstaton se “kemi të bëjmë me një gjest vasal dhe që rrezikon stabilitetin e Ballkanit. Para së gjithash, askush nuk është i qartë se çfarë pune specifike do të bëjnë ushtarët malazezë në Kosovë, por është e qartë se ata nuk përfaqësojnë interesat e luftës dhe janë aty nën komandën e faktorëve perëndimorë që erdhën si pushtues”, tha Vukiçeviç.

Ai ka deklaruar se nëse ndodh ndonjë problem me ushtarët malazezë në Kosovë, përgjegjësinë do ta mbajë qeveria e Podgoricës.

Sputnik thekson se ushtarakët malazezë kanë qenë pjesë e ndërhyrjes në Kosovë, gjatë operacionit të urdhëruar nga Sllobodan Millosheviçi, 20 vjet më parë dhe ata shikohen si armiq nga shqiptarët.

Analisti Igor Damjanoviç, thekson për Sputnik se gjatë fushatës së anëtarësimit në NATO paralajmëroi se “përdorimi i ushtarëve malazezë kundër serbëve të Kosovës është një zhvillim i rrezikshëm që krijon një precedent që mund të ndezë një konflikt të ri”.

Portali rus thekson se angazhimi i malazezëve në vatrat ku jetojnë serbë, mund ta përçajë edhe më shumë marrëdhënien e serbëve dhe malazezëve, çka në vend që të qetësojë rajonin, mund ta ndezë më tej.

Ditën e hënë pritet që Parlamenti i Kosovës të marrë një vendim për Demarkacionin me Malin e Zi, vendim që përcakton kufinjtë jo thjesht me Kosovën por në radhë të parë me Serbinë.

Demarkacioni pritet që përveç të tjerave të ndalojë krijimin e zonave “tampon” në kufijtë e Malit të Zi me Serbinë, me Bosnjën dhe me Kosovën, duke krijuar vatra trazirash të mundshme.

BE-ja, e alarmuar nga shërbimi sekret gjerman ka vendosur që ta pranojë sa më shpejt Ballkanin Perëndimor në gjitin e saj, për ta larguar këtë rajon nga influence ruse. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit