Manastirliu: 500 mijë doza të tjera vaksine Pfizer brenda vitit në Shqipëri

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se qeveria është duke negociuar me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksinash. Deklarata e saj u bë gjatë një vizite në Poliklinikën Qendrore, ku po kryhet vaksinimi anti-Covid.

“Qeveria ka marrë masat që të vijojë që të kemi furnizim në vazhdim me vaksina. Jemi duke negociuar gjithashtu me Pfizer për 500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, të cilat do të jenë pjesë e programit tonë të vaksinimit deri për muajin dhjetor. Këto vaksina parashikohet të vijnë brenda fundit të këtij viti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndaj procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm.

“Çdo i pavaksinuar është një kosto, përbën një kosto jo vetëm për jetën dhe shëndetin e vetvetes, por gjithashtu edhe për familjarët, për shoqërinë. Është një kosto për sistemin shëndetësor. Duhet të kuptojmë që në Infektiv kemi 95% të rasteve, mes tyre janë edhe raste të rënda, që janë të pavaksinuar. Pikërisht fakti që janë të pavaksinuar dhe janë në një gjendje të rëndësuar shëndetësore është një arsye më shumë që të gjithë qytetarët të vaksinohen sa më shpejt, pa humbur kohë, për të mbrojtur jetën, shëndetin, për të ulur risqet dhe pasojat që sjell mungesa e vaksinimit”, tha Manastirliu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit