SHBA, 4 të vdekur në një seri grabitjesh me thikë

Mos i humb

Të paktën katër presona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në orët e vona të së mërkurës në një seri grabitjesh me thikë në të gjithë Orange County në shtetin amerikan të Kalifornisë.

“Departamenti i Policisë Garden Grove (GGPD), është duke punuar në disa skena ku kanë ndodhur vrasjet. Vjedhje të shumta dhe goditje me thikë nga të dyshuarit. Një i dyshuar është arrestuar”, deklaruan zyrtarët në Twitter.

Sipas policisë, në qytetin Garden Grove, grabitja e armatosur me thikë filloi në një kompleks apartamentesh dhe disa çaste më vonë në një furrë buke rreth orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale (në ora 23:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Policia tha se i dyshuari që po ngiste një Mercedes ngjyrë argjendi më vonë u kthye në kompleksin e apartamenteve, ku dyshohet se goditi me thikë dy persona, ku njëri prej tyre vdiq në vendngjarje, kurse tjetri vdiq nga plagët e marra në një spital.

Grabitja e armatosur vazhdoi në një pikë karburanti, në një restorant ushqimesh të shpejta dhe në një dyqan në orën 6:00 të mëngjesit. (01:00 sipas kohës të Evropës Qendrore) derisa i dyshuari përfundimisht u arrestua.

Departamenti i Policisë Santa Ana dhe GGPD bashkërisht janë duke hetuar incidentet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit