Mbi 100 të vdekur nga kolera në Republikën Demokratike të Kongos

Mos i humb

 

 

Të paktën 100 persona kanë vdekur nga kolera në muajin e kaluar në krahinën jugore-qendrore Kasai Oriental të Republikës Demokratike të Kongos, thanë zyrtarët e shëndetësisë të zonës.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se shumica e viktimave kanë vdekur në shtëpitë e tyre, pasi ata nuk kanë kërkuar kujdes mjekësor, sepse ata ende besojnë se sëmundja shkaktohet nga magjia.

“Qyteti i krahinës Kasai Oriental, Mbuji-Mayi dhe fshatrat përreth janë goditur nga kolera. Mbi 100 persona kanë vdekur dhe 800 të tjerë janë duke u trajtuar. Ne po bëjmë gjithçka për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, tha Francis Nsaye për AA, inspektor i shëndetësisë në rajonin Kasai.

Ai tha se guvernatori i krahinës, Alphonse Ngoyi Kasanji, ka apeluar tek qeveria qendrore dhe partnerët e zhvillimit për ndërhyrje adekuate.

Shpërthimet e kolerës janë të zakonshme në Republikën Demokratike të Kongos dhe çdo vit qindra njerëz vdesin nga kjo sëmundje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit